Sahihu i Buhariut — Hadithi 2218
100. Nënkapitulli: Blerja e robit prej armikut dhe dhurimi a lirimi i tij
Pejgamberi ﷺ i tha Selmanit: “Kërko lirim me pagesë.” Selmani ishte i lirë, por i kishin bërë padrejtësi dhe e kishin shitur për rob. Amari, Suhejbi dhe Bilali ishin robëruar. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Disa prej jush Allahu i ka pajisur më mirë. Por, ata të cilëve u ka dhënë më shumë, nuk u japin furnizim atyre që i kanë nën vete, edhe pse janë të barabartë në nevoja. Si po i mohoni dhuntitë e Allahut?” (Nahl, 71)
2218. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sad ibn Ebu Vekasi u grind me Abd ibn Zemën për një fëmijë. Sadi thoshte:
- O i Dërguari i Allahut, ky është djali i vëllait tim, Utbe ibn Ebu Vekasit. Ai vetë më ka porositur ta marr. A nuk po e vëren ngjashmërinë me të?
- Është vëllai im, o i Dërguari i Allahut, ka lindur në shtratin e babait tim nga robëresha e tij, - tha Abd ibn Zema.
I Dërguari i Allahut ﷺ e shikoi dhe, ndonëse e pa qartë ngjashmërinë me Utben, tha: “Është yti, o Abd. Fëmija i takon shtratit legjitim, kurse zinaqarit nuk i përket asgjë. Mbulohu prej tij, oj Sevdë bint Zema.”
Sevda kurrë nuk e kishte parë atë.
Referenca: Sahihu i Buhariut 2218
Fjalë të panjohura?