Sahihu i Buhariut — Hadithi 2219

100. Nënkapitulli: Blerja e robit prej armikut dhe dhurimi a lirimi i tij

Pejgamberi ﷺ i tha Selmanit: “Kërko lirim me pagesë.” Selmani ishte i lirë, por i kishin bërë padrejtësi dhe e kishin shitur për rob. Amari, Suhejbi dhe Bilali ishin robëruar. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Disa prej jush Allahu i ka pajisur më mirë. Por, ata të cilëve u ka dhënë më shumë, nuk u japin furnizim atyre që i kanë nën vete, edhe pse janë të barabartë në nevoja. Si po i mohoni dhuntitë e Allahut?” (Nahl, 71)

2219. Nga: Abdurrahman ibn Aufi

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sadi, e ky nga babai i tij se Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha Suhejbit: “Kije frikë Allahun dhe mos u thirr në emër të dikujt që s'është babai yt.” Suhejbi i tha: “Nuk do të thosha ashtu, edhe sikur të ma jepnin këtë e atë, por më kanë vjedhur kur kam qenë foshnjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2219

Fjalë të panjohura?