Sahihu i Buhariut — Hadithi 2221

101. Nënkapitulli: Lëkura e paregjur e ngordhësirës

2221. Nga: Abdullah ibn Abasi

Zuhejr ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullahu se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë një deleje të ngordhur dhe tha:
- “Vallë, pse nuk e shfrytëzoni lëkurën e saj të regjur?”
- Është ngordhësirë, - i thanë.
- “Është ndaluar (vetëm) ngrënia e saj”, - u tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2221

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?