Sahihu i Buhariut — Hadithi 2224

103. Nënkapitulli: Nuk lejohet shkrirja e dhjamit të ngordhësirës dhe shitja e gjalpit të përfituar nga ajo

Këtë e transmeton edhe Xhabiri nga Pejgamberi ﷺ.

2224. Nga: Ebu Hurejra

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Musejebin se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i vraftë hebrenjtë! Allahu ua ndaloi dhjamin, ndërsa ata e shitnin dhe i shfrytëzonin paratë e fituara.”
Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Shprehja: “Allahu i vraftë!” e ka kuptimin: “Allahu i mallkoftë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2224

Fjalë të panjohura?