Sahihu i Buhariut — Hadithi 2228
108. Nënkapitulli: Shitja e robit dhe kafshës me kafshë veresie
Ibn Omeri e ndërroi një deve me katër deve të tjera, të cilat garantoi t'ia japë (shitësit) në Rabedhe. Ibn Abasi ka thënë: "Ka raste kur një deve është më e mirë se dy sosh." Rafi ibn Hadixhi e ndërroi një deve me dy deve të tjera, njërën prej të cilave e la t'ia jepte më vonë dhe i tha: "Tjetrën do të ta jap nesër me kohë, inshallah." Ibn Musejebi ka thënë: "Nuk ka kamatë në shitblerjen e kafshëve. Pra, lejohet ndërrimi i një deveje me dy apo i një deleje me dy të tjera veresie." Ibn Sirini ka thënë: "Nuk prish punë shitja e një deveje me dy të tjera dhe shitja e një dërhemi me një dërhem veresie."
2228. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Safija ishte në mesin e robërve të luftës, pastaj e mori Dihje Kelbiu, e më pas e mori Pejgamberi ﷺ.