Sahihu i Buhariut — Hadithi 2230
110. Nënkapitulli: Shitja e robit të cilit i është kushtëzuar liria me vdekjen e zotërisë së vet
2230. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e këtij i ka treguar Ismaili, e ky nga Seleme ibn Kuhejli, e ky nga Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka shitur një rob të cilit i ishte kushtëzuar liria me vdekjen e zotërisë së vet.