Sahihu i Buhariut — Hadithi 2234

110. Nënkapitulli: Shitja e robit të cilit i është kushtëzuar liria me vdekjen e zotërisë së vet

2234. Nga: Ebu Hurejra

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Lejthiu, e ky nga Seidi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Nëse bëhet e qartë se robëresha ka bërë zina, zotëria le t'ia zbatojë ndëshkimin me kamxhik, por të mos e qortojë. Nëse bën zina për së dyti, le t'ia zbatojë dënimin, por të mos e qortojë. Nëse bën zina për së treti, le ta shesë, qoftë dhe për një litar leshi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2234

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?