Sahihu i Buhariut — Hadithi 2237
113. Nënkapitulli: Tregtimi i qenit
2237. Nga: Ebu Mesud Bedriu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Bekër ibn Abdurrahmani se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar tregtimin e qenit, pagesën e lavires dhe fitimin e falltarit.