Sahihu i Buhariut — Hadithi 224
60. Nënkapitulli: Urinimi në këmbë ose ulur
224. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ shkoi te plehërishta e një fisi, ku urinoi duke qëndruar në këmbë. Pastaj kërkoi ujë, të cilin ia çova, dhe mori abdes (me të).”