Sahihu i Buhariut — Hadithi 225
61. Nënkapitulli: Urinimi afër shoqëruesit dhe fshehja pas murit
225. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Po ecnim së bashku me Pejgamberin ﷺ, derisa arritëm te një plehërishtë që gjendej mbrapa një muri. Ai qëndroi në këmbë siç qëndroni ju (pa u përkulur ose ndryshuar pozitën) dhe urinoi. U largova pak nga ai, e Pejgamberi ﷺ ma bëri me shenjë, andaj iu afrova dhe i rrija mbrapa shpinës, derisa e përfundoi.”