Sahihu i Buhariut — Hadithi 2252

6. Nënkapitulli: Pengu në parapagim

2252. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Mahbubi më ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, se kanë diskutuar rreth pengut në shitblerjen me parapagim në prani të Ibrahimit, i cili tha: Më ka treguar Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ bleu ushqim veresie prej një hebreu, për një afat të caktuar, dhe i la peng një parzmore hekuri të tijën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2252

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?