Sahihu i Buhariut — Hadithi 229

64. Nënkapitulli: Larja e fërkimi i spermës dhe larja pas daljes së lëngut nga organi intim i gruas

229. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Mejmun Xhezeriu, e ky nga Sulejman ibn Jesari se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I pastroja njollat e spermës në rrobat e Pejgamberit ﷺ dhe dilte për namaz, ndërkohë shenjat e ujit i dukeshin qartë në rrobë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 229

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?