Sahihu i Buhariut — Hadithi 231

65. Nënkapitulli: Nëse sperma ose diçka e tillë pastrohet, por njolla nuk largohet tërësisht

231. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musa ibn Ismail Minkarriu na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Amër ibn Mejmuni se Sulejman ibn Jesari transmeton se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rreth çështjes së spermës që prek rrobën, ka thënë: “E pastroja atë nga rroba e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe dilte për namaz, ndërkohë shenjat e larjes i dukeshin qartë në rrobë, njolla uji.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 231

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?