Sahihu i Buhariut — Hadithi 2319

16. Nënkapitulli: Autorizimi i personit të besuar në depo dhe punë të ngjashme

2319. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Punëtori besnik i depos që e jep, - ose ka thënë: e dhuron, - atë që urdhërohet, të plotë dhe të bollshëm, me vetëdëshirë, dhe ia dorëzon atij që është urdhëruar, konsiderohet njëri nga lëmoshëdhënësit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2319

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?