Sahihu i Buhariut — Hadithi 232

65. Nënkapitulli: Nëse sperma ose diçka e tillë pastrohet, por njolla nuk largohet tërësisht

232. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Amër ibn Mejmun ibn Mihrani se Sulejman ibn Jesari transmeton se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i pastronte njollat e spermës nga rroba e Pejgamberit ﷺ. (Aishja shtoi:) Pastaj shihja në rrobë një njollë (uji) ose edhe më shumë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 232

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?