Sahihu i Buhariut — Hadithi 2326

6. Nënkapitulli: Prerja e bimëve dhe palmave të hurmave

Enesi tregon: "Pejgamberi ﷺ urdhëroi të priten palmat e hurmave."

2326. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri, e ky nga Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i dogji dhe i preu palmat e hurmave të fisit benu nadir, që ndodheshin në Buvejra, për të cilat Hasani thoshte:
"Zjarri i madh, që Buvejrën kaploi,
Zotërinjtë e benu luejit i nënçmoi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2326

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?