Sahihu i Buhariut — Hadithi 2331

11. Nënkapitulli: Dhënia e tokës me qira hebrenjve për ta punuar

2331. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ua dha hebrenjve Hajberin për ta punuar dhe për ta mbjellë në këmbim të një pjese të prodhimit që dalin nga ajo.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2331

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?