Sahihu i Buhariut — Hadithi 2337
16. Nënkapitull
2337. Nga: Abdullah ibn Omeri
Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajb ibn Is'haku, e ky nga Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahjai, e ky nga Ikrime, e ky nga Ibn Abasi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sonte, teksa isha në luginën Akikë, më erdhi një i dërguar prej Zotit tim dhe më tha: “Falu në këtë luginë të bekuar dhe thuaj: "(Po hyj në ihram për) umre dhe haxh.”1