Sahihu i Buhariut — Hadithi 2354

2. Nënkapitulli: Pronari i ujit ka përparësi për ta shfrytëzuar atë, derisa ta ngopë fushën e vet

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk lejohet bllokimi i tepricës së ujit.”

2354. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Musejebi dhe Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e bllokoni tepricën e ujit me të cilën do ta bllokonit edhe kullosën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2354

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?