Sahihu i Buhariut — Hadithi 2355

3. Nënkapitulli: Nuk ka shpagim për pusin e hapur brenda pronës private (nëse në të shkaktohet ndonjë aksident)

2355. Nga: Ebu Hurejra

Mahmudi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ubejdullahu, e ky nga Israili, e ky nga Ebu Hasijni, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ka shpagim (gjaku) për atë që vdes duke punuar në minierë, as për atë që vdes duke hapur bunarin e as për atë që e mbyt kafsha. Ndërkaq, për thesarin e lashtë jepet një e pesta.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2355

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?