Sahihu i Buhariut — Hadithi 2374

13. Nënkapitulli: Shitja e druve për djegie dhe ushqimit për bagëti

2374. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Ubejdi, i çrobëruari i Abdurrahman ibn Aufit, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Që dikush nga ju të dalë e të bartë një deng me dru mbi shpinë (për t'i shitur) është më mirë sesa të lypë, pavarësisht a i japin a jo.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2374

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?