Sahihu i Buhariut — Hadithi 2376

14. Nënkapitulli: Toka që udhëheqësi ua ndan njerëzve

2376. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Jahja ibn Seidi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ donte t'u jepte tokë ensarëve në Bahrejn, por ata thanë: “Vetëm nëse u jep edhe muhaxhirëve aq sa na jep neve.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Pas vdekjes sime do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja, andaj duroni, derisa të më takoni.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2376

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?