Sahihu i Buhariut — Hadithi 2385

1. Nënkapitulli: Blerja me borxh, kur njeriu nuk i posedon paratë ose nuk i ka të gatshme në momentin e blerjes

2385. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Xheriri, e ky nga Mugire, e ky nga Shabiu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Kam luftuar së bashku me Pejgamberin ﷺ dhe më ka thënë: “Si po të duket deveja jote? A po ma shet?”
- Po, - i thashë dhe ia shita.
Kur shkuam në Medinë, ia dërgova devenë dhe ma pagoi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2385

Hadithe të ngjashme: Shiko (25)

Fjalë të panjohura?