Sahihu i Buhariut — Hadithi 2394

7. Nënkapitulli: Mirësia në kthimin e borxhit

2394. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Haladi na ka thënë: Na ka treguar Misari, e këtij i ka treguar Muharib ibn Dithari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ teksa ishte në xhami, - Misari thotë: “Kujtoj se ka thënë: Paradite.”
- “Fali dy rekate!” - më tha, pastaj ma ktheu borxhin që ma kishte, madje më dha shtesë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2394

Hadithe të ngjashme: Shiko (25)

Fjalë të panjohura?