Sahihu i Buhariut — Hadithi 241
70. Nënkapitulli: Nëse pështyma, qurrat ose diçka e këtillë bie në rrobë
Urve transmeton hadithin nga Misveri dhe Mervani se Pejgamberi ﷺ kishte dalë në kohën e Hudejbijes dhe aty qëndron se: "Sa herë që Pejgamberi ﷺ pështynte, dikush e priste atë (pështymën) me dorën e vet e pastaj e fërkonte fytyrën dhe trupin me të."
241. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka pështyrë në rrobën e vet.”
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ibn Ebu Merjemja e ka përmendur versionin më të plotë të këtij hadithi duke thënë: “Na ka rrëfyer Jahja ibn Ejubi, e këtij i ka rrëfyer Humejdi, e ky e ka dëgjuar Enesin nga Pejgamberi ﷺ.”