Sahihu i Buhariut — Hadithi 242
71. Nënkapitulli: Nuk lejohet të merret abdes as me musht, as me lëngje dehëse
Haseni dhe Ebu Alije e kanë urryer marrjen e abdesit me musht. Atai ka thënë: "Tejemumi është më i dashur tek unë sesa abdesi me musht ose me qumësht."
242. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo pije dehëse është haram.”