Sahihu i Buhariut — Hadithi 243

72. Nënkapitulli: Vajza ia pastron babait gjakun në fytyrë

Ebu Alije ka thënë: "M'i jepni mes’h këmbës, sepse e kam të sëmurë."

243. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjan ibn Ujejne se Ebu Hazimi thotë se e ka dëgjuar Sehël ibn Sad Saidiun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) teksa dikush e pyeti, ndërsa mes meje dhe tij nuk kishte njeri: “Me se është mjekuar plaga e Pejgamberit ﷺ.” Ai tha: “Për këtë nuk ka mbetur dikush më i informuar sesa unë. Aliu sillte ujë me mburojën e tij, kurse Fatimja pastronte gjakun nga fytyra e Pejgamberit ﷺ. Pastaj u mor një copë hasre, u dogj dhe me të u mbulua plaga e tij (që të mos rridhte gjak).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 243

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?