Sahihu i Buhariut — Hadithi 244
73. Nënkapitulli: Pastrimi i dhëmbëve me misvak
Ibn Abasi ka thënë: Bujta te Pejgamberi ﷺ dhe ai e përdori misvakun.
244. Nga: Ebu Musa Eshariu
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Gajlan ibn Xheriri, e ky nga Ebu Burde, se babai i tij, Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vajta te Pejgamberi ﷺ dhe e gjeta duke përdorur misvakun e duke bërë: “Uu, uu!” ndërkohë misvakun e kishte në gojë, sikurse ai që është gati të vjellë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 244
Fjalë të panjohura?