Sahihu i Buhariut — Hadithi 2441

2. Nënkapitulli: Ajeti: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët!”

2441. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja se Safvan ibn Muhriz Maziniu tregon: “Teksa po ecja me Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), të kapur për dore, na doli përpara një burrë dhe tha:
- E ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ çfarë ka thënë për momentet kur Allahu e veçon robin dhe i flet në vetmi (Ditën e Gjykimit)?
Abdullah ibn Omeri iu përgjigj: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Allahu do ta afrojë besimtarin, do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij, duke e mbuluar, dhe do t'i thotë:
- A po të kujtohet filan mëkati? A po të kujtohet filan mëkati?
- Po, o Zoti im! - i përgjigjet robi.
Do ta pyesë kështu, derisa t'i pranojë të gjitha mëkatet dhe të mendojë se tanimë është shkatërruar. Allahu do t'i thotë: “T'i kam mbuluar në dynja, ndërsa sot po t'i fal të gjitha.” Pastaj ia jep librin e veprave të mira.
Ndërkaq, sa u përket jobesimtarëve dhe hipokritëve, dëshmitarët do të thonë:
“Këta gënjenin kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët!” (Hud, 18)

Referenca: Sahihu i Buhariut 2441

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?