Sahihu i Buhariut — Hadithi 2446

5. Nënkapitulli: Të ndihmuarit e atij që i bëhet padrejtësi

2446. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Besimtarët mes vete janë sikurse ndërtesa: e përforcojnë njëri-tjetrin”, - dhe gërshetoi gishtërinjtë e tij.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2446

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?