Sahihu i Buhariut — Hadithi 2478

32. Nënkapitulli: A thyhen brokat dhe a shqyhen calikët që mbajnë alkool? Nëse thyhet ndonjë idhull, kryq, mjet muzikor a diç, druri i të cilit nuk hyn në punë, a duhet shpaguar?

Shurejhut iu soll një mjet muzikor i thyer, ndërkohë ai nuk gjykoi për t'u bërë shpagimi i tij.

2478. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ebu Mameri se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë (pas Çlirimit), përreth Qabesë gjendeshin diku treqind e gjashtëdhjetë idhuj. Ai i shtynte me një shkop, që e kishte në dorë, dhe thoshte: “Dhe thuaj: Erdhi e vërteta e u zhduk e kota. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur. (Isra, 81)

Referenca: Sahihu i Buhariut 2478

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?