Sahihu i Buhariut — Hadithi 2719

5. Nënkapitulli: Kushtëzimet në raportet ndërnjerëzore

2719. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ensarët i thanë Pejgamberit ﷺ: “Ndaji hurmat mes nesh dhe vëllezërve tanë (muhaxhirë).” Por, Pejgamberi ﷺ u tha: “Jo.”
Kështu, ensarët thanë: “Atëherë, ju kryeni punën, ne ju bëjmë ortakë në prodhime.”
Ata thanë: “Dëgjuam dhe ashtu do të bëjmë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2719

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?