Sahihu i Buhariut — Hadithi 2754

12. Nënkapitulli: A i lejohet atij që ka lënë vakëf të përfitojë nga po ai vakëf?

Omeri ka kushtëzuar duke thënë: "Për atë që përkujdeset për vakëfin, nuk ka mëkat të përfitojë prej tij, ndërkaq, në cilësinë e kujdestarit mund të jetë edhe vetë ai që e ka lënë vakëfin ose dikush tjetër. Kjo vlen edhe për atë që lë një deve a diç tjetër vakëf për hir të Allahut: mund të përfitojë nga ajo ashtu siç përfiton dikush tjetër, edhe nëse nuk e kushtëzon."

2754. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa një burrë duke i grahur një deveje, e në atë rast i tha:
- “Hip në të!”
- O i Dërguari i Allahut, është për kurban, - iu përgjigj ai.
Në herën e tretë ose të katërt, i tha: “Hip në të, mjerë ti! - ose ka thënë: vaj halli për ty!

Referenca: Sahihu i Buhariut 2754

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?