Sahihu i Buhariut — Hadithi 2791

4. Nënkapitulli: Gradat e muxhahidëve në rrugën e Allahut

2791. Nga: Semure ibn Xhundubi

Musai na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai se Semure ibn Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sonte i kam parë në ëndërr dy burra, të cilët më morën dhe më ngritën mbi pemë e më futën në një shtëpi të bukur e të çmueshme. Asnjëherë nuk kam parë shtëpi më të bukur se atë. Në fund më thanë: “Kjo shtëpi është Shtëpia e Shehidëve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2791

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?