Sahihu i Buhariut — Hadithi 2802

9. Nënkapitulli: Vlera e lëndimit dhe therjes në rrugën e Allahut

2802. Nga: Xhundub ibn Sufjani

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Esved ibn Kajsi se Xhundub ibn Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se të Dërguarit të Allahut ﷺ, në një prej ekspeditave luftarake, ku kishte marrë pjesë, iu përgjak gishti dhe tha:
“A nuk je tjetër veçse një gisht që u gjakose, e në rrugën e Allahut u plagose?!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2802

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?