Sahihu i Buhariut — Hadithi 2803

10. Nënkapitulli: Vlera e plagosjes në rrugën e Allahut

2803. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, kushdo që plagoset në rrugën e Allahut, ndërkohë Allahu e di më së miri kush plagoset në rrugën e Tij, Ditën e Kiametit do të vijë (me plagë) në ngjyrë gjaku, ndërsa era, erë myshku.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2803

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?