Sahihu i Buhariut — Hadithi 2816

20. Nënkapitulli: Melekët i bëjnë hije shehidit

2816. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky e ka dëgjuar Muhamed ibn Munkedirin se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Babanë tim e sollën të masakruar para Pejgamberit ﷺ. Shkova t'ia zbuloj fytyrën, por njerëzit më ndaluan. Pejgamberi ﷺ e dëgjoi zërin e një gruaje duke qarë dhe i treguan se ajo ishte bija, - ose ka thënë: motra, - e Amrit. Pejgamberi ﷺ tha: “Pse po qan? - ose ka thënë: "Mos qaj! - Melekët po vazhdojnë t'i bëjnë hije me flatrat e tyre.”
Imam Buhariu thotë: “E kam pyetur Sadaka ibn Fadlin (mësuesin e tij) se a ndodhet në hadith shprehja: “... (i bënë hije) derisa e ngritën (e morën), e ai më tha: “Mbase e ka përmendur (Xhabiri këtë shprehje).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2816

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?