Sahihu i Buhariut — Hadithi 2820

24. Nënkapitulli: Trimëria në luftë dhe përçmimi i frikës

2820. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ahmed ibn Abdulmelik ibn Vakidi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ishte njeriu më i mirë, më trimi dhe më bujari nga të gjithë. Njëherë, kur banorët e Medinës i kapi një panik, Pejgamberi ﷺ nxitoi para të gjithëve i hipur në një kalë (për të kuptuar nëse u kanosej ndonjë rrezik), ndërkohë tha: “Ky kalë qenka i furishëm si deti.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2820

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?