Sahihu i Buhariut — Hadithi 2829

30. Nënkapitulli: Shehidllëku ndahet në shtatë lloje, krahas të vrarit në rrugën e Allahut

2829. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shehidët ndahen në pesë lloje:
1. Ai që vdes nga murtaja,
2. Ai që vdes nga dhimbjet e barkut,
3. I mbyturi në ujë,
4. Ai që vdes nga shembja (e ndonjë objekti), dhe
5. Luftëtari në rrugën e Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2829

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?