Sahihu i Buhariut — Hadithi 2830

30. Nënkapitulli: Shehidllëku ndahet në shtatë lloje, krahas të vrarit në rrugën e Allahut

2830. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Asimi, e ky nga Hafsa bint Sirini se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vdekja nga murtaja konsiderohet shehidllëk, për çdo musliman.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2830

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?