Sahihu i Buhariut — Hadithi 2841

37. Nënkapitulli: Vlera e shpenzimit në rrugën e Allahut

2841. Nga: Ebu Hurejra

Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atë që i dhuron dy lloje të pasurisë në rrugën e Allahut, secili kujdestar i Xhenetit e thërret dhe i thotë: “O filan, eja këtej!” Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut, ky është ai që nuk shkatërrohet.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Shpresoj që ti të jesh njëri prej tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2841

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?