Sahihu i Buhariut — Hadithi 2847

41. Nënkapitulli: A lejohet të dërgohet për vrojtues një njeri i vetëm?

2847. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se ditën e Hendekut Pejgamberi ﷺ thirri ndër njerëz një vullnetar dhe u paraqit Zubejri. Sërish thirri ndër njerëz një vullnetar dhe u paraqit Zubejri. Për të tretën herë thirri një vullnetar dhe sërish u paraqit Zubejri. Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Çdo pejgamber ka pasur nga një ndihmës, ndërsa ndihmësi im është Zubejr ibn Avami.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2847

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?