Sahihu i Buhariut — Hadithi 2852

44. Nënkapitulli: Xhihadi është i obliguar, qoftë prijësi vepërmirë, qoftë mëkatar

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mirësia e kuajve është e lidhur në ballin e tyre, deri në Ditën e Kiametit.”

2852. Nga: Urve ibn Xhad Barikiu

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Zekerija, e ky nga Amiri se Urve Barikiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mirësia është e lidhur në balluket e kuajve, deri në Ditën e Kiametit; shpërblimi dhe plaçka e luftës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2852

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?