Sahihu i Buhariut — Hadithi 2853
45. Nënkapitulli: Rezervimi i kalit për në rrugën e Allahut
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Përgatitni kundër tyre kuaj...” (Enfal, 60)
2853. Nga: Ebu Hurejra
Ali ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mubareku, e këtij i ka rrëfyer Talha ibn Ebu Seidi, e ky e ka dëgjuar Seid Makburin se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që, me besim në Allahun dhe bindje në shpërblimin e Tij, rezervon një kalë për në rrugën e Allahut, çdo gjë që ai kalë ha, pi, bajgos dhe urinon, Ditën e Kiametit pronarit i llogaritet në peshojën e tij (të veprave të mira).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 2853
Fjalë të panjohura?