Sahihu i Buhariut — Hadithi 2857

46. Nënkapitulli: Të vënët emër kalit dhe gomarit

2857. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, në Medinë u përhap një panik. Pejgamberi ﷺ e huazoi kalin e Ebu Talhait, - që e quanin Mendub, - dhe i hipi. Pasi u kthye, tha: “Nuk vërejta gjë, ndërsa ky kalë qenka i furishëm si deti!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2857

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?