Sahihu i Buhariut — Hadithi 2863

51. Nënkapitulli: Hisja që pronari e merr prej presë së luftës për kalin e shfrytëzuar në luftë

Maliku ka thënë: "Për kuajt, arabë dhe joarabë, ndahet hise nga preja e luftës, bazuar në fjalën e Allahut Fuqiplotë: “(Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomarët, që ju t’i shaloni...” (Nahl, 8) Por, për më shumë se një kalë nuk ndahet hise."

2863. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ubejd ibn Ismaili transmeton nga Ebu Usame, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, i Dërguari i Allahut ﷺ për kalë dedikoi dy hise, ndërsa për pronarin e tij një.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2863

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?