Sahihu i Buhariut — Hadithi 2865
53. Nënkapitulli: Yzengjitë e hekurta a të drunjta dhe ato prej lëkure për kafshët
2865. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ubejd ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e vendoste këmbën në yzengji prej lëkure dhe hipte mbi deve. Kur ajo ngrihej dhe drejtohej në këmbë, ai hynte në ihram, nga Xhamia e Dhul Hulejfës.