Sahihu i Buhariut — Hadithi 2873
61. Nënkapitulli: Mushka e bardhë e Pejgamberit ﷺ
Edhe Enesi e ka thënë të njëjtën. Kurse Ebu Humejdi tregon se mbreti i Ejlës i dhuroi Pejgamberit ﷺ një mushkë të bardhë.
2873. Nga: Amër ibn Harithi
Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Amër ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ nuk ka lënë asgjë pas vetes, përveç mushkës së tij të bardhë, armëve dhe një trualli që e kishte lënë vakëf.”