Sahihu i Buhariut — Hadithi 2875
62. Nënkapitulli: Xhihadi i grave
2875. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Muaviu ibn Is'haku, e ky nga Aishe bint Talhai se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e besimtarëve, tregon: “Pejgamberit ﷺ i kërkova leje për të marrë pjesë në xhihad, por ai më tha: “Xhihadi juaj është haxhi.”
Ebu Abdullah ibn Velidi ka thënë: “Këtë na ka treguar Sufjani nga Muaviu.”