Sahihu i Buhariut — Hadithi 2879

64. Nënkapitulli: Marrja e njërës bashkëshorte me vete në luftë, duke i lënë të tjerat mbrapa

2879. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Omer Numejriu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin, Seid ibn Musejebin, Alkame ibn Vekasin dhe Ubejdullah ibn Abdullahun se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ donte të udhëtonte, hidhte short ndër gratë e tij. Asaj që i binte shorti, shkonte me të. Kështu, në një prej betejave, shorti më ra mua dhe unë shkova me Pejgamberin ﷺ, pasi kishte zbritur urdhri i hixhabit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2879

Hadithe të ngjashme: Shiko (17)

Fjalë të panjohura?